Shkarkimi i Paulo Fonsekës para përfundimit të kontratës së tij trevjeçare, nuk do të sjellë një goditje të rëndë ekonomike për klubin e Milanit. Kuqezinjtë me sa duket ishin “mbrojtur” që në momentin e firmës për të shmangur probleme të ndryshme që lindin zakonisht nëse ka një ndërprerje të parakohshme të marrëveshjeve.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Fonseka kishte pranuar një klauzolë të qartë në kontratën e tij në momentin e firmës.
Aty theksohet se në rast të shkarkimit të parakohshëm nga detyra të trajnerit, në cilindo moment, klubi i detyrohej atij rrogën deri në fundin e atij viti sportiv.
Kësisoj, Milani nuk do të paguajë Fonsëkën deri në verën e vitit 2027, siç parashikohej në kontratën mes palëve, por deri në verën e vitit 2025, falë kësaj klauzole të qartë që ka vendosur në kontratat me trajnerët apo pjesëtarë të stafit teknik.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al