Shkatërrohet banda e grabitësve shqiptarë, grupi drejtohej nga një 37-vjeçar! Vjedhjet bëheshin natën, kur familjarët ishin në gjumë, por…! Vepronin në vende të ndryshme të Evropës

May 8, 2024 | 9:37
SHPËRNDAJE

Një bandë shqiptarë hajdutësh është shkatërruar nga autoritetet austriake. Mediat raportojnë se personat dyshohet se kryenin vjedhje në banesa dhe qendra tregtare në Austri dhe Gjermani.

grabitje austri

Katër shtetasit shqiptarë të moshës 28 deri në 37 vjeç dhe pesë persona të tjerë po shqiptarë, ende të të paidentifikuar dyshohet se kanë bashkuar forcat për të krijuar një organizatë kriminale (klan familjar).

Nga maji 2023 e në vazhdim ata kanë ushtruar aktivitetin e tyre kriminal duke kryer vjedhje tregtare, kompani dhe banesa.

Sipas mediave austriake raportohet se banda ka kryer vjedhje në disa vende të Evropës, si Francë, Greqi dhe Gjermani, ndërsa në Danimarkë, njëri prej të akuzuar është dënuar për vjedhje.

VJEDHJET BËHESHIN KUR FAMILJARËT ISHIN NË GJUMË

Në shumicën e vjedhjeve të banesave, personat ishin të pranishme në shtëpi, por ndodheshin dhe në gjumë. Megjithatë, kjo nuk e pengonte aspak bandën kriminale.

Grupi që drejtohej nga një 37-vjeçar ka kryer vjedhje në 57 banesa, 4 kompani, 2 vjedhje në objekte sportive, po ashtu kanë vjedhur edhe makina. Në total në një hark në më pak se një vit kanë shkaktuar një dëm prej 560 mijë euro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura