Policia ka zhvilluar një operacion gjatë mbrëmjes së kaluar, duke goditur një rrjet shpërndarësish të lëndëve narkotike.
Nga ky aksion u ekzekutuan urdhër-arreste për 9 persona të grupmoshave 30-40 vjeç. Gjatë kontrollit në banesat e tyre, u sekuestruan sasi të konsiderueshme kokaine dhe kanabisi.
Mësohet se hetimet për grupin kishin nisur prej disa muajsh. Autoritetet vijojnë hetimet për të zbuluar të tjera lidhje të mundshme të grupit dhe për të ndaluar individë të tjerë të përfshirë në aktivitetin kriminal.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al