Shkëlqeu ndaj Gjermanisë, Granit Xhaka zgjidhet lojtari i ndeshjes nga UEFA

Jun 24, 2024 | 7:18
SHPËRNDAJE

Gjermania dhe Zvicra barazuan me rezultatin 1-1 në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në kuadër të Grupit A në Euro 2024. 

XHAKAAAA

Paraqitje fantastike në këtë duel nga mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, i cili u zgjodh nga UEFA, si lojtari më i mirë i sfidës.  

XHAKA

“Xhaka me sa duket ka qenë kudo sonte. Nga ndihma për të çuar topin përpara deri tek mbrojtja dhe sigurimi që harkimet e Gjermanisë të mos hyjnë në zonë. Kapiteni ka qenë edhe një herë një nga figurat më të spikatura”, shkruante UEFA në faqen e tyre zyrtare gjatë ndeshjes. 

Ai vrapoi pothuajse 12 kilometra, ndërsa në një moment arriti shpejtësi prej 31.4 km/h. Saktësia e pasimeve ishte 84 për qind. 

Hera e dytë që Granit Xhaka e fiton këtë çmimin në Euro 2024, gjë që e bëri edhe ndaj Hungarisë në fitoren 3-1. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura