Shkëlqim Fortuzi zgjidhet rektor i Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës

Jun 21, 2024 | 19:58
SHPËRNDAJE

Shkëlqim Fortuzi është rektori i ri i Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

UAMD_Spitallë_campus_2

Burime për News24, nga UAMD-ja, konfirmojnë fitoren e Fortuzit, ndërkohë rezultatet zyrtare do të publikohen më vonë nga vetë institucioni i arsimit të lartë.

Kujtojmë që në garën për rektor të UAMD-së ishin 4 kandidatë Lindita Mukli, Andon Kume, Shkëlqim Fortuzi dhe Osman Metalla, ndërkohë që rektorja aktuale Kseanela Sotirofski nuk kishte të drejtë të rikandidonte, pasi ka 2 mandate në këtë post.

Paralelisht në të gjithë vendin u zhvilluan votimet në 14 institucione të arsimit të lartë publik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura