Shkëmbimi masiv i të burgosurve Rusi-SHBA, mes tyre gazetari i Wall Street Journal dhe ish-marinsi amerikan

Aug 1, 2024 | 14:50
SHPËRNDAJE

Një shkëmbim masiv i të burgosurve në shkallë të gjerë midis SHBA dhe Rusisë është duke u zhvilluar.

Evan Gershkovich ish-marinsi amerikan Paul Whelan

Sipas burimeve për CNN, mes të burgosurve janë edhe gazetari i Wall Street Journal, Evan Gershkovich, si edhe ish-marinsi amerikan, Paul Whelan.

Palët kanë rënë dakord për një transferim të të burgosurve. Ata pritet të jenë së shpejti në paraburgimin amerikan, sipas një zyrtari të lartë të administratës.

Marrëveshja do t’i jepte fund një makthi që zgjati më shumë se pesë vjet për Whelan dhe më shumë se një vit për Gershkovich.

Shkëmbimi vjen pas muajsh negociatash të ndërlikuara midis Moskës dhe Uashingtonit.

Gershkovich u arrestua në mars 2023 ndërsa ishte në një udhëtim pune në Yekaterinburg. Ai u shpall fajtor për spiunazh nga një gjykatë ruse më 19 korrik dhe u dënua me 16 vjet burg në një gjyq që qeveria amerikane, gazeta dhe mbështetësit e tij e kanë denoncuar si mashtrim.

Whelan, i cili është një shtetas amerikan, irlandez, britanik dhe kanadez, u ndalua në një hotel në Moskë në dhjetor 2018 nga autoritetet ruse të cilat pretenduan se ai ishte i përfshirë në një operacion inteligjence.

Ish-marinsi amerikan u dënua me 16 vjet burg për akuzat për spiunazh që ai i mohon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura