Shkoi i plagosur në spital, zbulohet autori i goditjes me thikë të 26-vjeçarit! Detajet

Feb 7, 2025 | 7:30
SHPËRNDAJE

Është identifikuar autori i plagosjes të 26-vjeçarit Kostandin Ziu, i cili u paraqit mbrëmjen e së enjtes në spital me plagë thike në qafë.

ambulanca-1-780x405-1

Blutë informojnë se autori i plagosjes është 22 vjeçari me iniciale J. R., dhe po punohet për kapjen e tij.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur pas një konflikti fizik mes dy të rinjve.

“Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se shtetasi K. Z., 26 vjeç, është dëmtuar me mjet prerës nga shtetasi J. R., 22 vjeç, gjatë një konflikti fizik”, informuan blutë.

Gjendja e 26-vjeçarit, sipas bluzave të bardha është jashtë rrezikut për jetën, por për shkak të plagës në pjesën e pasme të qafës, ka patur nevojë për ndërhyrje më të specializuar dhe është transportuar drejt Spitalit të Traumës.

 

 

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Shtetasi K. Z., 26 vjeç, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, dyshohet i dëmtuar me mjet prerës, thikë.

Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se shtetasi K. Z., 26 vjeç, është dëmtuar me mjet prerës nga shtetasi J. R., 22 vjeç, gjatë një konflikti fizik.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e 22- vjeçarit J. R.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura