Shkolla e Policisë,dëshmi penaliteti me vetëdeklarim

Jan 13, 2014 | 9:00
SHPËRNDAJE

Shkolla e Policise
Gazeta “Panorama” publikon detajet e dhene nga Ministria e Brendshme lidhur me procedurat për aplikim në Shkollën e Policisë, teksa ka mbetur vetëm një javë nga përfundimi i afatit për regjistrimin si konkurrentë në Polici.

Një numër jo i vogël personash të interesuar kanë hasur vështirësi në plotësimin e dokumentacionit, kryesisht për t’u pajisur me dëshmi penaliteti.

Aplikimi për Shkollën e Policisë, veç të tjerash, kishte si kriter edhe dorëzimin e 5 lloje dokumentesh, mes të cilave përfshihej edhe dëshmia e penalitetit, për të cilën kandidatët kanë paraqitur ankesa, pasi kishte vonesa. Ndonëse aplikimi ka nisur prej më shumë se 2 javësh dhe kandidatët kanë pasur më pak se një muaj kohë për plotësimin e dokumentacionit, dje u njoftuan se dëshmia e penalitetit nuk ishte e nevojshme.

Sipas burimeve zyrtare të Ministrisë së Brendshme, në vend të kësaj dëshmie, aplikantët mund të paraqesin pranë drejtorive të qarqeve një formular vetëdeklarimi të gjendjes gjyqësore. “Lidhur me dëshminë e penalitetit, sqarojmë se kandidatët mund të dorëzojnë të plotësuar formularin e vetëdeklarimit të gjendjes gjyqësore së bashku me autorizimin për kontrollin e vërtetësisë së të dhënave të deklaruara në këtë formular….

Lajmin e plote nga Etleva Delia e lexoni sot ne “Panorama”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura