“Shmangni çdo retorikë dhe përplasje me opozitën”- PD paralajmëroi bllokim të jetës parlamentare, porositë për deputetët e PS-së gjatë mbledhjes së Grupit

Sep 30, 2024 | 11:28
SHPËRNDAJE

Ka përfunduar mbledhja e Grupit të PS-së, e zhvilluar mëngjesin e sotëm, ku fokus i diskutimit kanë qenë zhvillimet në seancën parlamentare.

Mbledhja Grupi i PS, Edi Rama-Grupi vendimi

Deputetët e maxhorancës janë udhëzuar që gjatë gjithë punimeve të seancës plenare, por edhe në Komisionet parlamentare të fokusohen tek diskutimet e nismave ligjore.

Është një udhëzim i dytë, sipas të cilit deputetët e PS-së duhet të shmangin çdo retorikë të fortë apo përplasje me kolegët e opozitës, nisur nga fakti që është bërë e qartë nga opozita për të mos lejuar zhvillim normal të jetës parlamentare.

Porositë për deputetët e opozitës vijnë pasi Partia Demokratike paralajmëroi bllokim të jetës parlamentare pas burgosjes së Ervin Salianjit.

PD do të vendosë pasditen e sotme (30 Shtator) në orën 15:00 mbi qcndrimin e saj në Parlament dhe në Komsione Parlamentare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura