Shoferi në gjendje të dehur përplas me makinë dy këmbësorë dhe përfundon në vitrinën e një dyqani, plagoset shqiptari! Ja momenti i aksidentit në Kretë

Oct 7, 2024 | 17:43
SHPËRNDAJE

Një aksident i rënde automobilistik ka ndodhur në Kretë, ku kanë mbetur të plagosur dy persona, njëri prej të cilëve është identifikuar si shqiptar.

kriti-troxaio-mak1

Sipas mediave greke, një shofer në gjendje të dehur duke udhëtuar me shpejtësi të madhe, ka përplasur dy këmbësorët dhe më pas ka përfunduar në vitrinën e një dyqani.

“Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e makinës, është ngjitur në trotuar, ka përplasur dy këmbësorë dhe më pas ka përplasur dy makina të parkuara, e ka përfunduar duke thyer xhamin e dyqanit”, shkruajnë mediat fqinje.

Të plagosur kanë mbetur një 37-vjeçar palestinez dhe shqiptari 58-vjeçar, të cilët janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Gjendja e të plagosurve, siç u bë e ditur është jashtë rrezikut për jetën, por njëri prej tyre ka lëndime të rënda, të cilat kërkojnë kujdes të vazhdueshëm mjekësor.

Ndërhyrja e policisë ka qenë e menjëhershme dhe është arrestuar drejtuesit të mjetit, i cili dyshohet se në momentin e aksidentit ka qenë nën efektin e alkoolit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura