“Të verbërit, heronj të heshtur”, qytetarëve protestojnë para Bashkisë në Tiranë, kërkesat e tyre

Oct 15, 2024 | 10:30
SHPËRNDAJE

shoqata e te verberve proteste

Shoqata e të Verbërve nisi sot në kryeqytet një marshim në shenjë proteste për t’i dhënë zë kërkesave të tyre. Protestuesit kërkojnë shërbime thelbësore për përfshirjen e tyre në arsim, punësim dhe shoqëri, duke garantuar rritje te pagave dhe pensioneve.

Marshimi është një thirrje për institucionet publike që të marrin përgjegjësinë dhe të veprojnë për zbatimin e ligjeve, duke siguruar barazi në të gjitha fushat e jetës.

Protesta e Shoqatës së të Verbërve nisi sot nga Pallati i Kongreseve drejt Bashkisë së Tiranës.

Me pankarta në duar ata kërkojnë një jetë të denjë për ta me kushte dhe të drejtat që u takojnë.

“Mëso nga të verbrit, shiko me ndjenjat. Asgjë për ne, pa ne. Të verbërit janë heronj të heshtur”, janë disa nga shkrimet  e pankartave që protestuesit mbanin në duar teksa marshuan drejt bashkisë së Tiranës.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura