Shpërthejnë pajisjet e komunikimit të grupit Hezbollah, 9 persona humbin jetën, qindra të tjerë mbeten të plagosur

Sep 17, 2024 | 17:40
SHPËRNDAJE

Nëntë persona janë vrarë dhe rreth 3 mijë të tjerë janë plagosur rëndë pasi pajisjet e komunikimit të grupit militant libanez Hezbollah kanë shpërthyer.

hezbollah

Në një deklaratë, Hezbollah tha se 9 persona kishin vdekur nga shpërthimet, duke përfshirë dy luftëtarë dhe një vajzë.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Libanit ka thënë se ka pasur shpërthime në periferitë jugore të Bejrutit dhe disa zona të tjera.

Videot dhe fotot në mediat sociale tregojnë burra të plagosur të ulur ose të shtrirë në dysheme dhe të tjerët duke u dërguar me urgjencë në spitale.

Një zyrtar i Hezbollahut i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters se kjo përbën “shkeljen më të madhe të sigurisë” që kur armiqësitë me Izraelin u përshkallëzuan 11 muaj më parë, paralelisht me luftën në Gaza.

Ngjarja ka ndodhur disa orë pasi kabineti i sigurisë i Izraelit e bëri kthimin e sigurt të banorëve në veri të vendit një objektiv zyrtar të luftës në Gaza.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura