Shpërthim me lëndë plasëse në portën e jashtme të një banese! Detajet nga ngjarja

Sep 20, 2024 | 7:11
SHPËRNDAJE

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një banesë në fshatin “Dragoç”, Postribë.

policia renea shkoder

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 05:35 në portën e jashtme të shtëpisë së shtetasit Lulëzim Hasaj.

Sipas policisë në banesën e 49-vjeçarit, ku u hodh sasi e vogël e lëndës plasëse, nuk banon njeri prej shumë vitesh,

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 05:35, në fshatin “Dragoç”, Postribë, në portën e jashtme të banesës së shtetasit L. H., 49 vjeç, në të cilën prej shumë vitesh nuk banon njeri, është hedhur një sasi e vogël, dyshohet lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura