Shpërthim me molotov në një lokal në veri të Mitrovicës, pak ditë më parë e vizitoi ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla

Jul 14, 2024 | 11:54
SHPËRNDAJE

Një sulm me molotov ka ndodhur në një lokal veri të Mitrovicës. Sipas mediave në Kosovë ngjarja ka ndodhur pas mesnatës, kur persona të panjohur kanë thyer xhamin në derën e lokalit dhe kanë hedhur koktej molotovi.

shperthim

Lajmin është konfirmuar edhe nga zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani.

“Rreth orës 03:30 ka pasur tentim zjarrvënie në veri të Mitrovicës. Dëme të vogla materiale janë shkaktuar. Për momentin nuk kemi të dyshuar”, tha Elshani.

Pak ditë më parë në të njëjtin lokal kishte qëndruar për pak kohë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla me bashkëpunëtorë, gjatë një vizite që kishte bërë në veri të Mitrovicës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura