Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka thënë se SHBA-ja “nuk dinte dhe as nuk ishte e përfshirë në” shpërthimet e pagerëve.
Duke folur në një konferencë shtypi me homologun e tij egjiptian Badr Abdelatty në Kajro, Blinken thotë:
“Në përgjithësi, ne kemi qenë shumë të qartë dhe mbetemi shumë të qartë për rëndësinë që të gjitha palët të shmangin çdo hap që mund të përshkallëzojë konfliktin që ne po përpiqemi të zgjidhet në Gaza. Është e domosdoshme që të gjitha palët të përmbahen nga çdo veprim që mund të përshkallëzojë konfliktin.”
Pagerët, pajisje të telekomunikimit me valë, përdoren nga grupi militant Hezbollah, i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ato shpërthyen pothuajse në të njëjtën kohë gjatë 17 shtatorit në Liban dhe në Siri, duke vrarë të paktën 12 persona, përfshirë dy fëmijë, dhe duke plagosur rreth 3.000 njerëz.
Pse i përdor Hezbollahu pagerët?
Që nga fillimi i luftës në Gazë udhëheqja e Hezbollahut u ka kërkuar anëtarëve të vet të mos i përdorin telefonat celularë, por pajisjet pager për ta bërë komunikimin më të sigurt. Tre punonjës që punojnë në organe sigurie i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se pagerët u përkisnin modeleve më të fundit dhe që Hezbollahu i kishte futur ato në përdorim muajt e fundit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al