Shpërthimet në Liban, mes personave të plagosur edhe ambasadori i Iranit! Ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Sep 17, 2024 | 19:13
SHPËRNDAJE

Ambasadori i Iranit në Liban, Mojtaba Amani u plagos nga shpërthimi i një pageri (pajisje komunikimi), njoftoi agjencia iraniane e lajmeve Fars.

ambasadori i iranit

“Amani ka një dëmtim sipërfaqësor dhe aktualisht është nën nën kujdesin e mjekëve në Sspital”, citon Fars të ketë thënë një burim.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, dënoi ashpër atë që ai e quajti një “sulm terrorist” në një telefonatë me homologun e tij libanez.

Ai gjithashtu falënderoi Libanin për ofrimin e trajtimit mjekësor të menjëhershëm për Amani, raportuan mediat shtetërore iraniane.

Hezbollahu është shumë i lidhur me Iranin dhe konsiderohet nga shumë njerëz si një forcë përfaqësuese për vendin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura