Shpërthimet në Liban që shkaktuan 9 viktima dhe mijëra të plagosur, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

Sep 17, 2024 | 20:51
SHPËRNDAJE

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se po mbledhin informacion mbi shpërthimet e ‘pagers’ (pajisje komunikimi) në Liban.

liban

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, tha në një konferencë se SHBA nuk ishte e përfshirë në incidente dhe nuk e dinte se kush ishte përgjegjës.

Ai shtoi më tej se SHBA-të ishin të shqetësuara për çdo incident që mund të përshkallëzonte tensionet në Lindjen e Mesme dhe theksoi se dëshironte të shihte një zgjidhje diplomatike midis Izraelit dhe Hezbollahut.

Miller u shpreh gjithashtu se është shumë herët për të gjykuar se si shpërthimet mund të ndikojnë në bisedimet e vazhdueshme të armëpushimit.

“Ne po mbledhim informacione për këtë incident,” tha zoti Miller.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura