Shpikja e fundit Flik, “kthen” Pepin! Gjermani ka studiuar Spanjën dhe vendos të luajë me një 9 fals!

Jan 17, 2025 | 14:27
SHPËRNDAJE

Duke pasur parasysh mungesën e Robert Levandovskit si qendërsulmues (Ferran Torres, Pau Viktor dhe Ansu Fati mund të luajnë si ‘9’, por ata nuk janë sulmues të pastër) dhe nevojën fizike për t’i dhënë golashënuesit polak më shumë pushim, Hansi Flik ka bërë një zgjedhje të re.2163961117.0Për ndeshjen e Kupës së Mbretit kudnër Betisit ai vendosi të aktivizonte Dani Olmon si titullar, por jo si nëntë të deklaruar por si një ‘9’ fals. Rezultati i ndeshjes nuk lë vend për shumë komente (5-1). Por trajneri gjerman përfundoi shumë i kënaqur me një eksperiment që për të ishte i pari, por që në fakt Olmo e kishte provuar pozicionin e ‘9’ fals në kombëtaren spanjolle. Të luash me një ‘9 false’, një formulë e njohur te Barcelona që nga koha e Pep Guardiolës dhe Tito Vilanovës (zhvendosën Mesin), do të thotë të vështirësosh jetën e qendërmbrojtësve rivalë, të cilët nuk kanë një referencë fikse dhe mund të shqetësohen nga depërtimet nga lojtarë të ndryshëm nga vija e dytë ose diagonalisht nga krahët si vetë Olmo, Gavi, Pedri, Lamin Jamal, Rafinja, madje edhe Kunde.

Besimi te Levandovski është i plotë, por mosha e tij, 36 vjeç, dhe goditjet që merr në çdo ndeshje, e detyrojnë atë të “lehtësohet” herë pas here për të kursyer energji dhe të arrijë në fazën vendimtare të sezonit sa më mirë. Është gjithashtu e rëndësishme që të përgatiten formula të tjera në disa ndeshje që ngecin kundër rivalëve të mbyllur në zonën e tyre, siç ndodhi në humbjet në La Liga kundër Las Palmasit, Leganesit dhe Atletikos së Madridit. Ndaj vlerësimi i eksperimentit me Dani Olmon si ‘9 fals’ është shumë pozitiv dhe kjo i jep hapësirë për të vazhduar aplikimin e tij kur konsiderohet e nevojshme.

Ky është një bast taktik që mund të shkojë shumë mirë, në mënyrë që dhe Levandovski të oksigjenohet fizikisht dhe mendërisht dhe gjithashtu që skuadra të ndjejë se ka më shumë armë taktike në situata të ndryshme të ndërlikuara që mund të krijohen në një ndeshje. Kjo, pa harruar faktin që polaku është golashënuesi më i mirë i skuadrës dhe kjo vazhdon të peshojë shumë, sepse ai shënon një gol nga hiçi dhe, përveç kësaj, së fundmi ai është shumë mirë duke luajtur me shpinë nga porta, një burim ideal në situata të komplikuara kundër rivalëve që bëjnë presion.

LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura