“Shqipëria është bekim, të huajt mahniten”- Rama: Pritshmëritë e tyre janë të ulta, por kur vijnë këtu gjithçka kthehet në histori dashurie

Dec 14, 2024 | 9:48
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama është shprehur se Shqipëria është një bekim, teksa u shpreh se ka shumë larmi për aq sa vend i vogël që është.

Në podkastin “Flasim”, Rama u shpreh se Shqipëria ka komunitete, peizazhe, ngjyra dhe biodiversitet të ndryshëm.

“Është e jashtëzakonshme, kjo është një pasuri shumë e madhe që ne kemi”, tha kreu i qeverisë.

Kryeministri theksoi se pritshmëritë e të huajve që vijnë në Shqipëria janë të ulta, por theksoi se kur mbërrijnë në vendin tonë mahniten dhe “gjithçka pastaj kthehet në një histori dashurie”.

Edi Rama: Shqipëria ka një bekim, ka shumë larmi për aq e vogël sa është.

Unë mendoj që mund të pretendoj se mbaj rekordin historik të udhëtarit më të konsumuar në vend sepse që kur isha në lideri i opozitës kam udhëtuar kryq e tërthor. Nuk e di sa herë kam vizituar çdo qytet s’diskutohet, por edhe shumë fshatra dhe më besoni, vazhdoj të habitem sepse kur prek një vend të ri është përherë diçka ndryshe, pra nuk është i njëjti peizazh, me komunitete të ndryshme.

Por janë komunitete të ndryshme me pasazhe të ndryshme, ngjyra të ndryshme, lartësi të ndryshme, biodiversitet i ndryshëm. Është e jashtëzakonshme, kjo është një pasuri shumë e madhe që ne kemi.

Për njerëzit që vijnë, kur vijnë zakonisht, tani më pak, por të paktën disa vite më parë pritshmëritë ishin kaq të ulta, por pastaj mahniten dhe gjithçka pastaj kthehet në një histori dashurie.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura