Kryeministri Edi Rama, një ditë pas vendimit të Entit Rrregullator për uljen e çmimit të energjisë me 1 lekë për konsumatorët familjarë, është shprehur se Shqipëria nga një vrimë e zezë në mes të Europës, që ishte në vitin 2013, gjatë qeverises së tij është kthyer në një nga prodhuesit më të mëdhenj të energjisë diellore në rajon.
“Me vjedhjet e humbjet katastrofike të energjisë, radhët e gjata të gjysmës së popullit për të paguar faturat edhe për gjysmën që s’paguante, lëvizjet skandaloze të çmimit e zhurmat e gjeneratorëve nëpër rrugë”, shkruan Rama.
Kreu i qeverisë shprehet se sot Shqipëria ka shërbime të digjitalizuara dhe me një volum investimesh në vazhdim, që sipas tij, “do të na japin pavarësinë e plotë energjetike brenda mandatit të katërt”.
Rama shkruan se për herë të parë u vendosur uljen e parë në 35 vjet të çmimit për konsumatorët familjarë, nga e cila përfitojnë mbi 1 milionë abonentë
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me këtë videokartolinë të transformimit epokal në sektorin energjitik prej vitit 2013, kur Shqipëria ishte vrimë e zezë në mes të Europës me vjedhjet e humbjet katastrofike të energjisë, radhët e gjata të gjysmës së popullit për të paguar faturat edhe për gjysmën që s’paguante, lëvizjet skandaloze të çmimit e zhurmat e gjeneratorëve nëpër rrugë, e deri sot kur jemi prodhuesit më të mëdhenj të energjisë diellore në rajon, kemi shërbime të digjitalizuara e një volum investimesh në vazhdim që do të na japin pavarësinë e plotë energjetike brenda mandatit të katërt, ndërkohë që kemi vendosur uljen e parë në 35 vjet të çmimit për konsumatorët familjarë, nga e cila përfitojnë mbi 1 milionë abonentë, ju uroj një ditë të mbarë🫶”, shkruan Rama.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al