Shqipëria mikpret Samitin e Ballkanit Perëndimor me BE, Rama: Do të mundësojë mbështetje të re për 6 vendet e rajonit

Feb 29, 2024 | 8:02
SHPËRNDAJE

Shqipëria mikpret sot (29 shkurt) Samitin e Ballkanit Perëndimor me BE për Planin e Ri të Rritjes. 

429787511_957179709111024_3784707890151504477_n

Kryeministri Edi Rama shprehet se ky Samit do të mundësojë një mbështetje të re për gjashtë vendet e rajonit tonë.

“Me veçantinë e një tjetër dite, ku Shqipëria mikpret Samitin e Ballkanit Perëndimor me BE për Planin e Ri të Rritjes, i cili do të mundësojë një mbështetje të re për gjashtë vendet e rajonit tonë”, shkruan kreu i qeverisë.

Kosova pa përfaqësues! Zbardhet axhenda

Pas samitit të zhvilluar dje në Tiranë për Ukrainën, sot kryeqyteti do të presë një tjetër samit, atë të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarëve të lartë të BE-së, me fokus integrimin e rajonit në Bashkimin Europian dhe zbatimin e planit të rritjes ekonomike.

Ky samit do të ofrojë gjithashtu mundësi të reja për një shkëmbim pikëpamjesh mbi të ardhmen evropiane të rajonit dhe mbi sfidat e përbashkëta rajonale. Plani i BE-së për Ballkanin Perëndimor synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me këto vende.

Plani i zgjerimit të Ballkanit Perëndimor bazohet në 4 shtylla kryesore. Rritja e integrimit ekonomik me tregun unik të Bashkimit Evropian. Rritja e integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes tregut të përbashkët rajonal.

Përshpejtimi i reformave themelore. Rritja e ndihmës financiare. BE-ja do të hapë zona të caktuara të tregut të përbashkët të BE-së për partnerët e Ballkanit Perëndimor përpara anëtarësimit, duke sjellë përfitime të prekshme për qytetarët e tij.

Si përfaqësues i BE-së do të jetë në Tiranë komisioneri për Zgjerimin e Fqinjësinë, Oliver Varhelyi, ndërsa presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen nuk do të jetë e pranishme. Ndërkohë, edhe pse ishte përfolur mbi mundësinë e një përballjeje mes Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, një gjë e tillë nuk do të ndodhë, pasi sot nuk do të ketë liderë të lartë për të përfaqësuar Prishtinën zyrtare, ndryshe nga sot në samitin për Ukrainën, ku ishte e pranishme Presidentja Vjosa Osmani.

Për herë të parë si kryeministër i Maqedonisë së Veriut do të jetë i pranishëm në samit edhe Talat Xhaferi. Sot sipas agjendës të publikuar, samiti do të mbyllet me një konferencë të përbashkët për shtyp me Varhelyi.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura