Ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato tha se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE do të mbetet në krye të përparësive të BE në të ardhmen e afërt.
Në fjalën e tij në takimin e nivelit të lartë për procesin e thellimit të reformave të mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit, Gonzato u shpreh se Shqipëria ka një mundësi historike përpara, perspektiva për tu bërë anëtare e BE është reale.
Ambasadori theksoi nder te tjera se ky proces i rendesishem duhet të përfshijë konsultimin e aktorëve dhe ‘të reket për gjithë përfshirje dhe mbështetje ndërpartiake’.
“Shqipëria ka një mundësi historike përpara, perspektiva për tu bërë anëtare e BE është reale. Institucionet kanë përgjegjësinë historike për të barë realitet këtë. Tashmë gjerat po ecin përpara.
Institucionet shqiptare duhet të japin rezultate për një grup reformash dhe objektivash të përkufizuara në fushat si sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të drejtat themelore, përfshirë lirinë e medias, konsolidimi i reformës në drejtësi dhe reforma në administratën publike.
Shqipëria është angazhuar të forcojë pavarësinë e magjistratëve dhe sistemit të prokurorisë dhe gjyqësorit për të konsoliduar llogaridhënien dhe integritetin.
Do të vazhdojmë të theksojmë se një proces i tillë duhet të përfshijë konsultimin e aktorëve dhe të reket për gjithë përfshirje dhe mbështetje ndërpartiake, ky duhet të mbetet një objektiv nëse nuk është realizuar”, tha ndër të tjera diplomati i lartë i BE.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al