Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka dalë me një mesazh për luftën në Ukrainë, ndërsa sot shënohen 1 mijë ditë nga agresioni rus.
Me anë të një postimi në platformën X, ministria thotë se “Shqipëria qëndron në solidaritet me Ukrainën në luftën për liri, paqe dhe drejtësi”.
Sipas ministrisë së Jashtme, në këto 1 mijë ditë Ukraina ka treguar qëndrueshmëri dhe vendosmëri të palëkundur për të mbrojtur tokën dhe popullin e saj.
“Sot shënohen 1 mijë ditë nga agresioni rus ndaj Ukrainës, një sulm shkatërrues ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit.
Në këto 1.000 ditë, Ukraina ka treguar qëndrueshmëri dhe vendosmëri të palëkundur për të mbrojtur tokën dhe popullin e saj.
Lufta vazhdon dhe Shqipëria qëndron në solidaritet me Ukrainën në luftën për liri, paqe dhe drejtësi”, thuhet ne mesazhin e ministrise.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al