Shqipëria nuk e ka mundur asnjëherë… Letoninë, statistikat e kuqezinjve me dy rivalët “modestë”

Dec 13, 2024 | 13:26
SHPËRNDAJE

Shqipëria ka njohur sot rivalët e grupit K, që të dërgon në Botërorin e vitit 2026. Kuqezinjtë përballen me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën. Dy rivalët e fundit duken më modestët, ndërsa më poshtë iu sjellim statistikat.

sdsd

Çfarë bie në sy është se Shqipëria asnjëherë nuk ka fituar përballë Letonisë. Janë pesë ndeshje në total, të gjitha të përfunduara në barazim nga viti 1992 dhe deri në vitin 1999.

Gjashtë gola të shënuar dhe po aq të pësuar. Dy takime janë mbyllur në barazim pa gola.

ttt

Në anën tjetër statistikat i buzëqeshin Shqipërisë përballë Andorrës. Kjo pasi janë fituar pesë nga shtatë takime. Vetëm një miqësore e vitit 2002 është humbur. Në anën tjetër një përballje është mbyllur barazim. Me Andorrën takimet regjistrohen nga viti 2000 deri në vitin 2021.

andd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura