Shqipëria pret për herë të parë Samitin e Berlinit, surprizat më 16 tetor tek Piramida! Nga logo, tek… Zbuloni detajet

Oct 7, 2023 | 8:06
SHPËRNDAJE

Për herë të parë, Samiti i Procesit të Berlinit do të mbahet jashtë kufijve të Bashkimit Europian dhe për ta organizuar këtë Samit me rëndësi për vendet e Ballkanit Perëndimor është zgjedhur Tirana.

piramida

Vendi që do të bëjë bashkë liderit europianë dhe ata ballkanikë në samitin e 16 Tetorit është zgjedhur Piramida e Tiranës. Përgatitjet për këtë samit po vijojnë, ndërsa ka qenë vetë kryeministri Rama i cili ka ndarë edhe logon e samitit disa ditë më parë që do të mbledhë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe një sërë krerësh të qeverive së BE-së.

Në samit deri më tani është konfirmuar pjesëmarrja e Kancelarit Gjerman, Olaf Scholz, Presidenti Francës, Emmanuel Macron, si edhe Presidentja e Komisionit Europian, Urusula von der Leyen.

Kësaj ngjarje të rëndësishme i parapriu dje Ministeriali i ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit në Tiranë është i fundit në serinë e 3 ministerialeve që i paraprijnë Samitit të Procesit të Berlinit që mbahet në kryeqytetin shqiptar më 16 Tetor.

382980101_876490470513282_6438374513719245221_n

Ministrja për Punët e Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Annalena Baerbock, në një konferencë për media deklaroi dje se është kënaqësi për të që procesi i Berlinit zhvillohet në rajon, në shtëpinë e vet, teksa Shqipërinë e cilëson “zemrën e Ballkanit Perëndimor”.

“Që tani mund të premtoj se kjo është vizita ime e parë në Shqipëri, por me siguri nuk ka për të qenë e fundit. Kënaqësi e madhe për mua që procesi i Berlinit, fillon në rajon, atje ku është në shtëpinë e vet, këtu në Shqipëri në zemër të Ballkanit Perëndimor. Nga Komisioni Evropian në Kiev përjetuam se si njerëzit në Ukrainë përgjigjen në çdo qelizë të tyre për Evropën, të njëjtën entuziazëm kam parë edhe në Ballkanin Perënimdor, e ndajnë të rinjtë e këtij rajoni. Për ata është e qartë se e ardhmja e tyre është në Evropë. Nëse Evropa nuk vjen te ata, do të shkojnë ata në Evropë. Të gjithë duhet të përshpejtojmë ritmin drejt BE. Vizita në Kiev na ka bërë të qartë se lufta e Rusisë ndaj Ukrainës e shndërron anëtarësimin në BE të rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE të domosdoshme, çka është një nga instrumentat tona më të forta. Por, për të bërë përpara, do të duhet të shuhen vatrat e shumta të konfliteve të mëdha në rajon. Të mos humbasim më shumë kohë në mnëyrë që të gjitha marrëveshjet të shkojnë në Ballkanin Perëndimor dhe këtu bën pjesë dhe ajo. Jemi duke zgjeruar partneritetin tonë rajonal për klimën. Ne duam të ecim krah për krah me ju në rrugën drejt BE. Lipsen reforma të reja në rajon, lipset ne të përpqiemi. Ka ardhur koha që të mbajmë premtimet që kemi”, deklaroi Baerbock.

Kurse Komisioneri i BE-së, Oliver Varhelyi, e konsideron Procesin e Berlinit si platformën më të besueshme për angazhimin e BE-së për rajonin e Ballkanit me qëllim integrimin në union. Në konferencën e përbashkët për shtyp pas ministerialit të ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, Varhelyi theksoi se KE do të vazhdojë të financojë projekte madhore në të gjithë rajonin.

“BE duhet të vijë në Ballkanin Perëndimor. Kemi diskutuar sot Procesin e Berlinit që është plotësuese për axhendën tonë të zgjerimit. Procesi i Berlinit është platfoma më e besueshme për angazhimin tonë për rajonin, sepse po flasim për projekte të mëdha politike, po flasim edh për jetën e përditshme të qytetarëve dhe se si do ta sjellim BE-në këtu në Ballkanin Perëndimor. Kemi bërë gjysmën e punës, kemi investuar 15 miliardë Euro në financime, rreth 54 projekte të mëdha investimesh që po tregojnë diferencën që sjellin ato, që BE tregon rezultate në punën e saj”, u shpreh Varhelyi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura