“Shqipëria, viktimë e një sulmi të egër kibernetik nga Irani”- Rama nga selia e OKB: Po shfrytëzojmë AI për të çuar përpara negociatat për anëtarësim në BE

Sep 23, 2024 | 19:20
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama nga selia e OKB-së në Nju Jork, ka folur në lidhje me teknologjinë digjitale dhe Inteligjencën Artificiale.

rama new york

Rama tha se në Shqipëri, 95% e shërbimeve sot ofrohen online dhe se po shfrytëzojmë përparësitë e modelit të Inteligjencës Artificiale, për të çuar shpejt përpara negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian

Gjithashtu shprehu se po punojnë për të ndërtuar një model të ri plotësisht transparent dhe 95% të bazuar tek AI  për prokurimet publike.

Siç ka të mirat, kreu i qeverisë tha se teknologjia ka dhe të këqijat e saj, duke kujtuar sulmet kibernetike ndaj administratës shtetërore, nga Irani.

“Shqipëria ka qenë viktimë e një sulmi të egër kibernetik nga Irani. Ne e provuam në realitet se sa shumë kjo botë e re e bazuar në teknologji mund të sjellë dëme për vendet dhe për qytetarët. Por tekefundit nuk ka aspak dyshim se nëse do të jemi në gjendje të krijojmë një sistem, ku bota dhe komuniteti i kombeve të përfitojnë më të mirën nga premtimet e teknologjisë digjitale dhe në të njëjtën kohë, të frenojnë të gjitha  efektet e dëmshme që mund të vijnë nga përdorimi dashakeq i saj, kjo botë do të ishte një vend shumë më i mirë”, deklaroi ai.

Rama nga selia e OKB, Nju Jork:

Teknologjia digjitale me premtimin e saj për progres eksponencial është bekim për vendet në zhvillim.

Ne në Shqipëri e kemi parë në jetën reale dhe me përpjekjet përkatëse u bëmë një vend ku 95% e shërbimeve sot ofrohen online e ku sportelet dhe radhët e gjata janë tashmë histori e të shkuarës.

Nga ana tjetër, ne po shfrytëzojmë përparësitë e modelit të Inteligjencës Artificiale, për të çuar shpejt përpara negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian

Gjithashtu po shohim në këtë drejtim edhe për ndërtimin e një modeli të ri plotësisht transparent dhe 95% të bazuar tek IA  për prokurimet publike.

Nga ana tjetër sigurisht teknologjia digjitale nuk është vetëm një bekim, po edhe një mallkim, si psh sulmet kibernetike.

Shqipëria ka qenë viktimë e një sulmi të egër kibernetik nga Irani. Ne e provuam në realitet se sa shumë kjo botë e re e bazuar në teknologji mund të sjellë dëme për vendet dhe për qytetarët. Por tekefundit nuk ka aspak dyshim se nëse do të jemi në gjendje të krijojmë një sistem, ku bota dhe komuniteti i kombeve të përfitojnë më të mirën nga premtimet e teknologjisë digjitale dhe në të njëjtën kohë, të frenojnë të gjitha  efektet e dëmshme që mund të vijnë nga përdorimi dashakeq i saj, kjo botë do të ishte një vend shumë më i mirë.

Faleminderit shumë dhe shpresoj shumë që duke folur kaq shkurt, e kam fituar simpatinë tuaj zoti Kryetar!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura