“Shqipja jonë ka udhëtuar ndër shekuj”- Rama ndan videomesazhin në Ditën e Alfabetit: Është zëri i atdheut që na bashkon me rrënjët tona

Nov 22, 2024 | 8:36
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një videomesazh në Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe për të uruar shqiptarët.

flamuri

“MIRËMËNGJES 🇦🇱 Gëzuar ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe🫶”, shkruan Kreu i Qeverisë.

Në videomesazh thuhet se shqipja është zëri i atdheut që na bashkon me rrënjët tona sado larg që janë shqiptarët.

“Gjuha shqipe është familja, trashëgimia e traditës dhe kujtesa e gjallë që lidh brezat. E lashtë, e bukur, e pasur shqipja jonë ka udhëtuar ndër shekuj.

E kaluara jonë që flet me të ardhmen përmes gjuhës.

Sado larg të jemi shqipja është zëri i atdheut që na bashkon me rrënjët tona.

Gjuha është muzika e shpirtit e ruajtur në fjalë e këngë.

Gjuha shqipe, dje, sot, përgjithmonë”,  është mesazhi i përcjellë në video.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura