Mbrojtësi i Gjeorgjisë, Lasha Dval, ka qenë i pranishëm në konferencën për mediat për të dhënë mendimet e tij para duelit ndaj Shqipërisë. Ai është ndalur te forma e skuadrës, por edhe fakti që sipas tij, tifozët shqiptarë kishin trajtuar keq këtë ekip duke i vërshëllyer himnin në ndeshjen e Tiranës.
“Ne kemi pak kohë për të rikuperuar forcat, por edhe ekipi shqiptar është në të njëjtën situatë. Ne duhet të bëjmë gjithçka para kësaj ndeshje, në një mënyrë apo një tjetër. Kemi edhe një tjetër stërvitje para ndeshjes dhe mendoj se do të jemi gati për të luajtur.
Vërshëllimat te himni? Tifozët shqiptarë na trajtuan keq para ndeshjes së parë, Por unë i lutem tifozëve tanë që të mos sillen si ata dhe të përqendrohen te mbështetja jonë.
Unë kisha përshtypjen se në ndeshjen e pak ditëve më parë, ukrainasit ishin më të mësuar me fushën në Poznan, ndërsa ne na rrëshqitnin këpucët. Nesër do të luajmë në një fushë të mirë dhe shpresojmë që të tregojmë një futboll më të mirë”, tha Dval.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al