Avokati i Popullit, Igli Totozani ne mbyllje te vizites ne Greqi, pas vizitave ne burgje ku vuanin denimin shqiptare e problemeve te ngritura nga emigrantët vendosi te ngrihet nje grup pune për të përgatitur rekomandimet përkatëse për Ministrinë e Jashtme shqiptare si dhe një raport të posaçëm për Parlamentin e ri.
Ditën e fundit të vizitës, me ftese te homologes greke, Calliope Spanou, Totozani vizitoi një nga burgjet e Greqisë, burgun e grave në Eleona të Thivës, ku vuanin dënimin 43 gra shqiptare.
Sipas zyres per shtyp te AP, ndër problemet që paraqitën qytetaret shqiptare ishin: Mungesa e librave dhe literaturës në gjuhën shqipe; Kërkesa për tranferim, për të realizuar dënimin në Shqipëri; Pamundësia financiare për të paguar avokat mbrojtës dhe për të kryer shërbime të caktuara, etj.
Nderkohe sipas zyres se shtypit të Ombudsmanes greke, te dy avokatët diskutuan çështje që u përkasin shtetasve shqiptarë që jetojnë në Greqi, të cilat përbëjnë objekt të çështjeve individuale, ose dhe probleme më të gjera siç janë përshembull: njohja e periudhës së punësimit të tyre për përfitimin e pensioneve, apo çështja e toponimeve në certifikata, e cila krijon probleme veçanërisht tek fëmijët që kanë lindur në Greqi.
“Të dy institucionet u bëjnë thirrje institucioneve kopetente të të dyja vendeve për të gjetur sa më shpejt të jetë e mundur zgjidhjen më të përshtatshme, duke e parë çështjen nën prizmin e një interesi legjitim për këta fëmijë”- thuhet ne njoftim.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al