“Shqiptarët nuk e duan lidershipin e vjetër dhe me probleme me drejtësinë”- Agalliu përplaset me Sulën: T’i japësh oksigjen qeverisë, kjo është thikë pas shpine

Oct 12, 2024 | 15:47
SHPËRNDAJE

 

Ligjvënësit Arbi Agalliu dhe Dashnor Sula kanë debatuar lidhur me formimin e partisë së re “Djathtas”, ku nismëtarë janë një grup deputetësh dhe pjesë të strukturave, të larguar nga PD.

agalliu sula

Në rubrikën “Opinion” në Neës, Agalliu tha se “kalimi i vulës së PD te Sali Berisha ishte momenti i ndarjes”.

Sipas tij, të djathtës i duhet një lidership dhe frymë e re, ndërsa ironizoi edhe Lulzim Bashën të cilin e quajti deputet të grupit parlamentar të Berishës.

“Shërbim ndaj pushtetit është të bashkosh votat për të bërë amnistinë për të liruar ata të cilët janë hetuar nga SPAK dhe dënuar nga GJKKO. Nuk flas për zotin Sula se ka votuar kundër. Të bashkosh votat për një reformë zgjedhore që e mbyll sistemin. Lulzim Basha sot është pjesë e grupit parlamentar të Sali Berishës. Zoti Basha vendosi të qëndrojë në grupin parlamentar me drejtues atë që nuk e pranoi në shtator 2021. Sot qëndron dhe e pranon si kryetar. Pse nuk shkëputesh? Sepse zoti Berisha mori logon dhe vulën“, tha Agalliu.

Ndërsa Sula u shpreh se partia e re e sapokrijuar është oksigjen për PS-në dhe kryeministrin Edi Rama në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“T’i japësh oksigjen qeverisë, kjo është thikë pas shprine. Rreth kësaj force politike janë mbledhur të zemëruarit me Berishën dhe PD-në. Kjo s’do të thotë se unë tani për inat të sime vjehrre të fle me mullixhiun. Alibeaj i ka shërbyer Sali Berishës si ministër, ka marrë benefite. S’kam marrë unë benefite. Atyre u ka ngelur hatri dhe janë prishur, prandaj dalin kundër. Unë do vazhdoj të bëj luftë brenda PD, por jo të zihem brenda dhe të iki“, tha Sula.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura