Nëse sot Shqipëria ka arritur në atë pikë që mund të mburret me shumë prej talenteve të saj dhe ata që do të përbëjnë boshtin e skuadrës për të paktën 10 vitet e ardhshme, shumë të rëndësishëm mbeten veteranët kuqezi që luanë në Serinë A dhe në çdo kategori tjetër italiane.
Nëse deri një dekadë më parë Shqipëria kapej vetëm te bomberët si Igli Tare apo edhe Erjon Bogdani, trashëgimia e tyre është më solide se kurrë. Emrat që e kanë vazhduar “udhëtimin” e tyre janë Elseid Hysaj mbi të gjithë, sot titullar i Lacios, por me gati 300 ndeshje në kurriz në Serinë A.
Pas tij vjen Berat Gjimshiti, i parë me shumë skepticizëm në fillim nga Gasperini në Bergamo, që tashmë e ka një prej lojtarëve të pazëvendësueshëm për Atalantën e tij.
Lista mund ta vazhdojë shumë e gjatë me një tjetër “veteran” edhe pse vetëm 26-vjeçar si Ardjan Ismajli. Ylber Ramadani, gjithashtu një lojtar shumës i pjekur edhe pse vetëm 27-vjeçar, është një nga hyrjet e reja te Leçe dhe në Serinë A, duke shtuar kështu gjakun kuqezi në kampionatin elitar europian.
Dhe duke qëndruar te Leçe Kastriot Dermaku është një tjetër kuqezi, edhe pse aktualisht i dëmtuar. Ndërkohë lista vazhdon me Etrit Berishën, titullarin e portës së Shqipërisë dhe të Empolit.
Gjithsesi, duke parë të gjitha prurjet e kohëve të fundit dhe shkëlqimin e tyre në Kombëtaren shqiptare, nuk do të jetë çudi që numri i kuqezinjve të vijë e të shtohet në Serinë A, pa harruar ata të Serisë B si Emanuele Ndoj (Breshia), Brajan Gjyla (Feralpisalo) apo edhe Elhan Kastrati (Çitadela).
SHQIPTARËT QË LUAJNË NË SERINË A
KRISTJAN ASLLANI
NEDIM BAJRAMI
STIVEN SHPENDI
MARASH KUMBULLA
MEDON BERISHA
MARVIN ÇUNI
BERAT GJIMSHITI
ELSEID HYSAJ
YLBER RAMADANI
ETRIT BERISHA
ARDJAN ISMAJLI
KASTRIOT DERMAKU
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al