“Shteti Bektashi, kush qëndron pas kësaj ideje?” – Ish diplomati: Kryeministri flet për islamin e moderuar, po bën diferencime mes komuniteteve fetare

Sep 27, 2024 | 22:17
SHPËRNDAJE

Krijimi i një “Shteti Bektashi” në Tiranë është ende një temë mjaft e diskutuar. Ish-ambasadori Agim Nesho ka dhënë qëndrimin e tij për këtë nismë.

Screenshot 2024-09-27 221714

Në emisionin “Log.” në News24, Nesho tha se sipas tij kryeministri Edi Rama është njeriu që priret për të bërë ndryshime.

Ndër të tjera Nesho shtoi se të gjitha fetë në Shqipëri kanë kontribuar dhe vijojnë të kontribuojnë për interesin kombëtar, por kryeministri po bën diferencime mes tyre.

“Ka atë delirin e madhështisë, sikundër ka treguar se ka qejf që të bëjë gjëra të tilla, sikundër ndodhi me atë nismën e “Open Balkan”. Nga retorika e Kryeministrit Rama ai flet për islamin e moderuar. Të gjithë fetë në Shqipëri kanë kontribuar dhe vijojnë të kontribuojnë për interesin kombëtar, Kryeministri del dhe bën diferencime. Cilado qofshin interesat e Izraelit, unë jam pro-izraelit, por unë jam me interesat e Shqipërisë. Madje edhe kur ato janë interesa amerikane, ne e kemi aleatin apo partnerin kryesor, por duhet të shikojmë interesat e Shqipërisë”, tha Nesho.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura