Shteti Bektashi në Tiranë/ “The Economist”: Shpresat për harmoninë fetare marrin jetë në ‘Vatikanin Mysliman’

Oct 17, 2024 | 22:05
SHPËRNDAJE

 

Revista “The Economist” i ka kushtuar një artikull propozimit për krijimin e shtetit Bektashi në Tiranë, i ngjashëm me Vatikanin.

bektashi

“Krenar për anën liberale të Islamit të njohur si bektashizëm që është i përhapur në këtë cep të Ballkanit, autoritetet kanë vendosur t’i japin Urdhrit e Shtetit të vet, me flamur, pasaporta e të gjitha”, thuhet në shkrim.

Më tej revista shkruan se vendi i ri bektashian, u njoftua papritur nga Edi Rama, kryeministri shqiptar, në një intervistë për “New York Times”, muajin e kaluar. Pasi të zgjidhen disa rregulla ligjore, bota do të festojë vendin e saj të 200-të, ndoshta në fund të vitit, nëse dikush e njeh atë që është quajtur në mënyrë të pashmangshme “Vatikani Mysliman”.

Në këtë artikull të titulluar ‘Shpresat për harmoninë fetare vijnë në jetë në Vatikanin mysliman’ theksohet se kur Turqia përqafoi sistemin laik në vitet 1920, udhëheqësit bektashinj u shpërngulën në Shqipëri.

Më tej në artikull theksohet se udhëheqësi i tyre, Baba Dede Mondi e quan veten mikun e të gjithëve, duke përfshirë Izraelin, presidentin e të cilit ai e takoi vetëm muajin e kaluar mikpritje që nuk ka gjasa të ofrohet në Teheran ose Mekë.

Artikullin citon dhe kryeministrin Edi Rama në lidhje me arsyen e kësaj nismë.

“Pikërisht për shkak se disa njerëz në Evropë kanë një problem me fjalën “mysliman” kjo është diçka për t’u bërë”.

Teksa artikulli thekson se jo të gjithë janë pro dhënies së enklavës së tyre bektashinjve, duke e cilësuar atë që shohin si një përpjekje për shpikje fetare.

“Shumë e shohin lëvizjen bektashiane si një taktike e Ramës, një njeri i madh praktikisht, si një ish-basketbollist profesionist, por edhe politikisht, duke qenë se ka mbi një dekadë në pushtet me pak rivalë vendas, në një vend të vogël. Por, synimi është fisnik, në përputhje me mënyrat dashamirëse të bektashinjve”, shkruan The Economist.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura