Shteti i Urdhrit Bektashi, historiani Pëllumb Xhufi: Ide anti-kushtetuese, krijon probleme edhe me vendet që na rrethojnë

Sep 23, 2024 | 21:35
SHPËRNDAJE

Historiani Pëllumb Xhufi, është shprehur kundër idesë së krijimit të një Shtetit të urdhrit të Bektashit, duke thënë se është anti-kushtetuese.

pellumb xhufi

Xhufi tha në studion e emisionit Open se do të krijojë probleme me vendet që na rrethojnë dhe me komunitetet.

Historiani Pëllumb Xhufi e konsideroi si të papranueshme idenë e hedhur. Xhufi tha se është një ide anti-kushtetuese. “Krijimi i një shteti brenda shtetit është anti-kushtetues. Krijon probleme me vendet që na rrethojnë, sikundër krijon probleme mes vetë komuniteteve. Unë jam vetë bektashi, dhe pyes çfarë është ky shteti i ri”, tha Xhufi.

Ndër të tjera ai tha se se me këtë ide, “Qeveria ka hyrë me të dyja këmbët, si sparkatë në një çështje që nuk i takon”.

Nga ana tjetër, profesori Ferit Duka e konsideroi të beftë idenë e hedhur, ndërsa shtoi se përderisa po jepen disa detaje, kjo tregon se kemi të bëjmë me një projekt.

“Por të vijmë te instrumentet. Ajo që propozohet për krijimin e një shteti sovran, brenda trupit të vogël siç është Shqipëria, një shtet që ka vuajtur nga kirurgji të pamëshirshme, mendoj se kjo ide është një kirurgji që nuk duhet ti bëhet shtetit tonë”, tha Duka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura