Një lajm i keq ka mbërritur ditën e djeshme në ekipin e kuq. Remzifaik Selmani, një nga lojtarët kryesorë të ekipit, do të duhet t’i nënshtrohet një operacioni në klavikulë.
Prej dy ditësh mjekët po studionin mënyrën e rikuperimit të sulmuesit, por duket se nuk ka pasur zgjidhje tjetër veç ndërhyrjes. Ky është padyshim një lajm shumë i keq për tetovarin, i cili do të mund të kthehet vetëm pas rreth 5 javësh.
Kjo e bën atë të mbyllë këtë sezon, nëse marrim në konsideratë edhe kohën që do t’i duhet për të rifituar ritmin. Mungesa e tij është e dhimbshme për trajnerin Kolela, pasi “digjet” skema 4-3-3 me tre sulmues të pastër. Selmani ka edhe një vit kontratë me “demat”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al