Shtohen rastet e fotografimit të votës, pas arrestimit të të riut në Tiranë, incidente në Vlorë

Apr 25, 2021 | 14:28
SHPËRNDAJE

votime

Pas rastit të shënuar në kryeqytet, ku një i ri u arrestua sepse fotografoi votën, dy raste të tjera kanë ndodhur në qytetin e Vlorës.

Sipas News 24, një person në një nga Qendrat e Votimit ka fotografuar votën dhe ka arritur ta hedhë në kutinë e votimit.

Komisionerët kanë policinë për rastin, pasi kanë identifikuar personin, por ende nuk është bërë i mundur arrestimi i tij.

Ndërsa rasti i dytë në qytetin bregdetar është në Qendrën e Votimit me numër 44, 98, ndërsa nuk dihet ende nëse është arrestuar.

“Sot janë shënuar disa incidente të vogla, i fundit është pikërisht në zonën industriale ku një person ka fotografuar votën, ka pasur disa replika me anëtarët e komisionit, pasi ka fotografuar votën e ka hedhur atë në kuti.

Personi më pas është larguar nga vendi dhe anëtarët e komisionit kanë shënuar një procesverbal për këtë çështje. Personi që ka votuar është identifikuar me emër e mbiemër, ndërsa ende nuk është shoqëruar në komisariat.

Debate ka pasur në shkollën Ismail Qemali, sa i përket listave të jashtme. Vetë polica në këtë rast s’ka mbajtur shënime.

Problematikë ka pasur edhe për mjetet e identifikimit elektronik të kartave, në raste të tjera pajisja se ka printuar siç duhet pjesën e fotove. Qyteti i Vlorës ka qetësi, ndërsa është pezulluar qendrën e votimit 44, 98, pasi është kapur një votues duke fotografuar votën”, u shpreh për News 24 gazetari Enrik Mehmeti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura