Shuhet vatra e zjarrit në Qafën e Llogarasë, ministri Peleshi thirrje banorëve: Piromanët do të përballen me ligjin!

Jul 5, 2024 | 9:41
SHPËRNDAJE

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka njoftuar se është shuar vatra e zjarrit në Qafën e Llogarasë.

llogara

Ministri Peleshi shkruan se mbi 40 efektivë të tjerë nga Forcat e Armatosura iu bashkuan aksionit në orët e para të mëngjesit dhe po bëjnë krehjen e zonës, për izolimin përfundimtar të vatrës.

Ndërsa i ka bërë thirrje banorëve që me veprimet e tyre vënë në rrezik pasurinë kombëtare duke i paralajmëruar se do të përballen më ligjin.

“Vatra e zjarrit në Qafën e Llogarasë është arritur të shuhet, pas përpjekjeve të përbashkëta të forcave zjarrfikëse, Forcave të Armatosura, Administrata e Zonave të Mbrojtura, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile. Mbi 40 efektivë të tjerë nga #FA iu bashkuan aksionit në orët e para të mëngjesit dhe po bëjnë krehjen e zonës, për izolimin përfundimtar të vatrës.

Një thirrje për të gjithë ata banorë, që me veprimet e tyre vënë në rrezik pasurinë kombëtare: Do të përballen më ligjin, i cili është i qartë dhe i rreptë për piromanët!”, shkruan Peleshi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura