Shumë pikë të lëna dhe rrëmujë, Milani humb efektin e Superkupës në kampionat

Jan 13, 2025 | 14:18
SHPËRNDAJE

Milani rikthehet të ballafaqohet me kampionatit pas arritjes së madhe në Superkupë dhe rikthehet në një të kaluar të cilën ajri i nxehtë i shkretëtirës së Riadit dukej se e kishte fshirë përfundimisht.milanKundër një Kaljarit që ishte vetëm i gatshëm dhe i rregullt, kuqezinjtë treguan të metat e tyre të zakonshme, të cilat në fakt, edhe pse pjesa e dytë e sezonit sapo ka filluar, i kanë përjashtuar nga lufta për titull që tani.

LEAO NUK MJAFTON – Serxho Konseisao u çor dhe nuk u ul për asnjë moment në stol vetëm e vetëm për t’i dhënë shtysë një skuadre që ekzaltohet kundër skuadrave të mëdha (shih Inter dhe Real Madrid), por që vuan shumë dhe humb pikë të çmuara kundër ekipeve të vogla. Natyrisht, pa gabimin e Menjasë dhe pritjet e shumta të Kapriles, tani do të ishim duke folur për një rezultat shumë të ndryshëm, por edhe performanca e “Djallit” ishte vite dritë larg Riadit. Leao shkatërrues i admiruar kundër Interit i la përsëri një vend lojtarit pa vazhdimësi dhe të pasaktë të parë shumë herë në këtë sezon. Kur portugezi luan kështu, ai është më shumë një problem sesa një zgjidhje, por, siç e pranoi Konseisao në fund të ndeshjes, Milani i tij ka disa probleme. Presioni i menjëhershëm mbi bartësit e topit që kërkonte trajneri për të mbytur Kaljarin u pa vetëm në pamje të parë dhe në mbrëmjen e “San Siro”-s u shfaq edhe një herë mungesa e cinizmit, veçanërisht nga ana e sulmuesve. Morata shënoi dhe dha një asistim të bukur për Abrahamin, por ndryshe nga zakonisht spanjolli nuk shkoi asnjëherë vertikalisht dhe duket qartë se është më komod të luajë më larg zonës për të kombinuar me shokët e tij.

PARA PORTE – Në Riad Abraham ishte vendimtar, por nga ana tjetër ishte po ai humbi dy raste të mira dhe konfirmoi edhe një herë raportin e dobët me golin. Golat për momentin në kampionat mungojnë, por megjithatë mund të vijnë nga merkato. Markus Rashford mund të luajë në të gjithë frontin e sulmit dhe si pykë ai është dikush që e sheh portën mirë, sepse ka atë dozë të shëndetshme egoizmi të sulmuesve të mëdhenj. Ndërkohë, Konsesisao nuk kërkon justifikime apo alibi dhe po ecën drejt e në rrugën e tij: objektivi është një vend në Champions-in e ardhshëm dhe e ka të ndaluar të dështojë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura