“Shumë vonë”- Trump refuzon ftesën për një debat tjetër presidencial me Harris

Sep 21, 2024 | 21:04
SHPËRNDAJE

Ish-presidenti republikan Donald Trump, gjatë një tubimi në Karolinën e Veriut, është shprehur se nuk do të marrë pjesë në një debat tjetër presidencial.

trump ne fushate

Duke iu përgjigjur ftesës së CNN dhe thirrjes së Harris, Trump tha se tashmë është ‘shumë vonë’.

“Ajo (Harris) e ka bërë një debat. Unë kam bërë dy. Është shumë vonë për të bërë një tjetër,” tha ai.

LEXO EDHE: Zgjedhjet në SHBA/ Kamala Harris pranon ftesën e CNN për debat, i kërkon Trumpit të bëjë të njëjtën gjë: Do të ishte e paprecedentë në historinë moderne që…

Karolina e Veriut votoi ngushtë për Trump mbi Biden në vitin 2020, me më pak se 100,000 vota në garë në shtetin, popullsia e të cilit është më shumë se 10 milionë.

Ndërkohë sondazhet e fundit kanë Harris që kryeson në Karolinën e Veriut, por jo me diferencë të madhe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura