“Si do shkosh në SPAK me këmbët e tua apo…?”- Debate të ashpra në Komisionin Hetimor! Vokshi-Ndrecës: E gjitha lista e deputetëve të Durrësit është bërë nga bandat

Oct 21, 2024 | 10:08
SHPËRNDAJE

Komisioni Hetimor për koncesionet në Shëndetësi është shoqëruar me debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës.

vokshi ndreca ok

Kryetarja e Komisionit Hetimor, Albana Vokshi u përplas me nënkryetarin Plarent Ndreca, duke i kujtuar këtij të fundit SPAK-un.

“Si do shkosh në SPAK?” iu drejtua Vokshi, duke i kujtuar se “lista e deputetëve të Durrësit është caktuar nga bandat”.

Plarent Ndreca iu përgjigj duke thënë se “nuk të jap llogari si do shkoj”.

Debatet:

Vokshi: këto që ke rreshtuar këtu nuk e di si të vijnë nga prapa! O Plarent në SPAK do shkosh në këmbët e tua apo me avokat?

Ndreca: Do shkoj sa herë ta gjykoj unë, po kryetari yt çfarë bën?

Vokshi: Ky është hall i madh, prandaj jemi këtu ku jemi. Ai që të ka urdhëruar ty ka halle të tjera se po i shkojnë të gjithë deputetët në burg që i ka futur krimi i organizuar, që listën e drejton krimin e organizuar, që lista e Durrësit ka gjysmën e deputetëve të PS i ka në burg

Ndreca: Unë nuk kam asnjë hall o zonjë…Hall keni ju

Vokshi: Keni marrë peng komisionin. Edi Rama ka hall se po i dalin në Sky se e gjithë lista është prej bandave.

Ndreca: Ne nuk e konsiderojmë SPAK organizatë kriminale, si ju

Vokshi: Ore ti si do shkosh në SPAK?

Ndreca: Atë e di unë, nuk të jap llogari ty

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura