“Si mjekët “mashtrojë” pacientët për heqjen e peshës së tepër”- Habit ekspertja e turizmit shëndetësor: VIP-at shqiptarë meshkuj kanë bërë ndërhyrje në organet gjenitale

Apr 10, 2023 | 11:25
SHPËRNDAJE

Ekspertja e turizmit shëndetësor, Saimira Selmani ka treguar ndërhyrjet më të çmendura të VIP-ve shqiptarë meshkuj.

E ftuar në “Panorama e Mëngjesit”, ajo rrëfeu se disa VIP-a kanë bërë ndërhyrje në organet gjenitale dhe rezultati sipas saj, ka qenë mjaft i mirë.

Saimira Selmani u shpreh se me 10 mijë euro sot njerëzit kthehen në “vepra arti”.

Ekspertja e turizmit shëndetësor tregoi edhe rastet kur rrezikohet jeta e pacientëve që bëjnë operacione për heqjen e peshës së tepërt. Ajo rrëfeu se ka “klinika që i fusin në operacion pacientët, tentojnë t’i hiqet sa më shumë dhjam dhe pacienti nuk del më kurrë që aty dhe këto janë raste fatale”.

Kur bën ndërhyrje të vogla, sa kohë duhet të rrijë personi pa prekur fytyrën? Cilat janë pasojat?

Nuk të merr shumë kohë, me 30 minuta punë. U them sidomos çunave ‘shikoni karakterin e një femre, jo paraqitjen e jashtme sepse me 10 mijë euro një patë e kthen në diçka të bukur”. Me 10 mijë euro e përmblodha për të bërë një skulpturë arti, vepër arti.

Kam pasur VIP-a djem që i kam çuar në Turqi pa përmendur emra. Kanë bërë mbjellje floku dhe ndërhyrje të tjera gjenitale.

Kanë pasur rezultate rigoroze.

Cila është ndërhyrja më e çmendur?

Kjo që sapo e përmenda.

Sa të rrezikshme janë ndërhyrjet në stomak?

Duhet të jesh shumë i kujdesshëm. Kam rastin e një pacienteje që ka bërë ndërhyrje në stomak dhe mua më erdhi për të bërë liposuction, heqjen e dhjamit të tepër, sepse kishte hequr 50 kg por prap nuk ishte në kushtet për të bërë këtë ndërhyrje.

Me liposuction hiqet maksimumi 10 kg dhe ka raste që më vijnë dhe më thonë dua të bëj liposuction, kur në fakt duhet të bëjë gastric lipase, duhen ndarë dhe duhen specifikuar si edhe t’ia tregojmë pacientit. Sepse shumë klinika e spitale thonë ‘po bëhet’, i fusin në operacion, tentohet ti hiqet sa më shumë dhjam dhe pacienti nuk del më kurrë që aty dhe këto janë raste fatale,. Nga ana tjetër ka dhe nga ata që thonë po mund t’i heqim 30-40 kg, por heqin vetëm 8 dhe më pas kur pacienti del nga gjendja i thonë “kaq ishte mundësia për të bërë ndryshe do ishte fatale”. Ka dhe nga këto formulat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura