Si të rrisni flokët 10 cm për një javë

Jun 25, 2015 | 12:54
SHPËRNDAJE

Nëse jeni gjithmonë në kërkim të mrekullive për t’i rritur flokët më shpejt, po ju tregojmë për Metodën “kokë-poshtë”, e cila premton rritje të flokëve në pak kohë.

Kjo metodë vjen nga SHBA, një mënyrë e re, e pazakontë për t’i rritur flokët shumë shpejt: quhet Metoda “kokë-poshtë” ( The inversion method).

Masazhoni lëkurën e kokës kur jeni me kokën poshtë. Duke qëndruar kështu, përmirësohet qarkullimi i gjakut, i cili ndikon në rritjen e flokëve.

Koka duhet masazhuar duke përdorur vajra ushqyes, të cilësisë së parë. Më të përshtatshëm për flokët janë: vaj ricini (i cili ndër të tjera, ka veti dhe në rritjen e qerpikëve), vaji i kokosit, vaji ullirit, vaji i arganit, jojobës, amlës, rozmarinës, bajames. Vaji duhet të ngrohet pak para përdorimit, por pa e tepruar.

Masazhi duhet të bëhet me majat e gishtave, duhet të jetë energjik, por delikat, dhe duhet të zgjasë katër minuta. Ky proces duhet të bëhet çdo ditë për një javë në muaj. Rezultatet e para do të shihen pas ciklit të parë.

Pas aplikimit të vajit dhe masazhës me kokë poshtë, preferohet të vendosni kapelë dushi dhe lëreni vajin të qëndrojë në kokë për rreth 2 orë dhe pastaj të lani flokët.

Për rezutat më të mirë preferohet të flini me kapelë dhe të pastroni flokët në mëngjes.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura