Kryeministri Edi Rama tha se policia e shtetit duhet të qëndrojë mes policive të vendeve të BE-së.
Gjatë prezantimit të anketimit të perceptimit qytetar mbi sigurinë, kreu i qeverisë tha se duhet të bëhet çdo gjë që policia të mos kthehet prapa, pavarësisht sesi rrotullohet politika.
Rama u shpreh se barazia para ligjit dhe kërkesa e llogarisë nga kushdo që e shkel ligjin duhet të kthehet në një norma të padiskutueshme, por edhe të pashmangshme.
Kryeministri këshilloi efektivët që kur të ndalojnë një qytetar me makinë duhet të respektohet në maksimum, pasi atij po i merret kohe nga puna e tij.
Rama: Policia të qëndrojë aty në mes të policive të BE, as e para por as e fundit në mesin e artë duke garantuar standardet dhe vazhdimësinë e saj që sido që të rrotullohet politika policia e shtetit të mos kthehet kurrë prapa
Besimi tek policia e shtetit duhet të forcohet është guri themelor i shtetit të së drejtës. Barazia para ligjit dhe kërkesa e llogarisë nga kushdo që e shkel ligjin duhet të kthehet në një norma të padiskutueshme, por edhe të pashmangshme
Një polici e fortë nuk është ajo që lufto krimin, por është ajo që fiton zemrat e qytetarëve me përkushtim dhe respekt ndaj tyre.
Një oficer policie është aty për ta mbrojtur, për ta ndihmuar dhe për ta respektuar pa kushte, edhe kur ai qytetar është në gabim dhe jo për ta shpërfillur me gjeste dhe fjalë të tepërta. Atëherë mund të themi që kemi fituar betejën e betejave të transformimit.
Një qytetar që ndalohet me makinë duhet ti bëhet respekt, sepse po i merret kohë nga puna e tij. Ato minuta që po i merren i duhen shpërblyer me shumë respekt.
Transparenca dhe llogaridhënia janë pika kyce në rritjen e besimit të policisë së shtetit. Është e pamjaftueshme transparenca dhe llogaridhënie e derisotme në raport me qytetarët. Arsyeja themelore e misionit të policisë nuk është thjesht lufta me të këqijtë, por është shërbimi ndaj të mirëve.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al