VIDEO/ Kryevepër kuqezi! Përmbysje fantastike ndaj Ukrainës për ta nisur me fitore Ligën e Kombeve

Sep 7, 2024 | 22:44
SHPËRNDAJE

Shqipëria i ka bërë një start fantastik këtij edicioni në Ligën e Kombeve, teksa ka fituar ndeshjen e parë në transfertë përballë Ukrainës në Pragë.

Screenshot 2024-09-07 225300

Në një ndeshje ku u la pak hapësirë kundërshtarëve për të rrezikuar Strakoshën, ekipi i Silvinjos krijoi disa raste të mira shënimi në pjesën e parë. Por në fraksionin e dytë, gjithçka nisi me golin e Konoplia pas një përgjumje të prapavijës kuqezi.

Për të kthyer përsëri entuziazmin mendoi shpejt Ismajli, i cili shënoi golin e barazimit pas një goditje këndi teksa iu afrua edhe dy herë të tjera rrugës së rrjetës.

Më pas, ishte një aksion model i cili solli golin e përmbysjes së Asanit, duke i dhënë Shqipërisë tre pikë shumë të rëndësishme të cilat kuqezinjtë i mbrojtën me kujdes deri në vërshëllimën përfundimtare.

LIVE UKRAINË-SHQIPËRI 1-2

50′ Konoplia / 54′ Ismajli, 66′ Asani

WhatsApp-Image-2024-09-07-at-10.49.27-PM

NGJARJET KRYESORE

90’+4’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Shqipërisë.

90’+2; Goditje dënimi ballore e kuqezinjve, Manaj gjuan por nuk gjen katërkëndorin. (VIDEO)

90′ Jepen 3 minuta shtesë.

87’ Tjetër mbyllje e mirë e Ismajlit, i cili bllokon gjuajtjen e Zinçenkos. (VIDEO)

88’ Hoxha ka mundësinë të tentojë portën kundërshtare, gjuajtja e tij është shumë e gabuar.

86’ Malinovski gjuan nga jashtë zonës, sfera shkon larg katërkëndorit të Strakoshës. (VIDEO)

85’ Strakosha ndal një gjuajtje nga afër portës të Jarmolenkos, aksioni bëhet i pavlefshëm nga pozicioni jashtë loje i sulmuesit. (VIDEO)

83’ Pas një goditje nga këndi të Asanit, Manaj me kokë tenton portën por sfera shkon jashtë ngjitur me shtyllën. (VIDEO)

‘82’ Tsigankov dhe Brazhko i lënë vendin në fushë Malinovskit dhe Zinçenkos.

81’ Hoxha menjëherë i jep qetësi skuadrës me daljen përpara në të majtën duke dribluar kundërshtarët.

77’ Hoxha merr vendin e Bajramit në radhët e Shqipërisë.

73’ Laçi i lë vendin në fushë M. Berishës në radhët e kuqezinjve.

72’ Sudakov, Kabajev dhe Shaparov i lënë vendin në fushë Jarmolenkos, Phikailonok dhe Vanat.

71’ Tsigankov harkon në zonë, Strakosha grushton sferën dhe largon rrezikun.

66’ GOOOL SHQIPËRIA! (VIDEO)

65’ Jaremçuk provon edhe ai nga jashtë zonës, sfera nuk gjen portën e Strakoshës.

63’ Gjuajtje nga distanca e Brazhko drejt portës kuqezi, këtë herë Strakosha ia del të devijojë topin jashtë katërkëndorit.

62’ Në goditjen nga këndi të harkuar nga Asani, Ismajli përsëri me kokë gjuan, por gjen në pozicion Trubin. (VIDEO)

61’ Pas një goditje dënimi të Asllanit, Ismajli me kokë gjuan por Zabarnji devijon jashtë. (VIDEO)

57’ Ismajli shpëton kuqezinjtë në anën tjetër, teksa një gjuajtje e Tsigankov devijohet me kokë nga mbrojtësi, duke kaluar sferën mbi traversë. (VIDEO)

54’ GOOOL SHQIPËRIA! Pas goditjes nga këndi, topi shkon te Ismajli i cili gjuan dhe mposht Trubin, duke barazuar shifrat. (VIDEO)

53’ Reagim i mirë i kuqezinjve që provojnë të gjejnë barazimin me Manajn, gjuajtja e tij në hyrje të zonës devijohet në këndore nga Trubin.

50’ Kuqezinjtë e pafat! Një top nga e majta harkohet në anën tjetër ku Konoplia gjuan dhe gjen të papërgatitur Strakoshën, duke kaluar Ukrainën në avantazh. (VIDEO)

46’ Kabajev shfaqet menjëherë rrezikshëm në të majtën, por gjuajtja e tij nuk shqetëson Strakoshën duke kaluar lart mbi traversë.

46’ Asnjë lëvizje nga trajnerët, fillon pjesa e dytë e ndeshjes.

45’+1’ Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes.

44’ Brazhko me kokë gjuan pas një goditje këndi, por nuk gjen portën e kuqezinjve. (VIDEO)

42’ Jaremçuk krijon rastin e parë të rrezikshëm teksa kalon Kumbullën dhe gjuan, por Strakosha devijon në këndore. (VIDEO)

40’ Pas një goditje këndi, Laçi tenton portën me thembër, sfera gjen vetëm rrjetën e jashtme të katërkëndorit të Rubin. (VIDEO)

39’ Asllani del mirë në të majtën e sulmit dhe gjuan, Trubin i përgjigjet duke devijuar në këndore. (VIDEO)

36-38’ Ndërpritet për pak momente ndeshja për t’i ardhur në ndihmë Laçit pas një goditje në fytyrë, por mesfushori mund të vazhdojë takimin, edhe pse çohet në nxemje M. Berisha.

34’ Shaparenko mbyllet mirë në krahun e majtë të sulmit nga Hysaj dhe harkimi i tij shkon direkt mbi traversën e Strakoshës.

33’ Kumbulla vazhdon të largojë çdo harkim në zonë drejt Jaremçuk, duke kontrolluar sulmuesin kundërshtar.

31’ Harkim nga e majta e sulmit kuqezi drejt shtyllës së dytë, Asani me kokë kthen sferën në qendër, por nuk gjen askënd aty. (VIDEO)

27’ Hysaj harkon nga e djathta, Manaj gjuan me kokë pa kthyer sferën drejt portës kundërshtare.

22’ Aksion model i Shqipërisë me topin që shkon te Manaj në qendër të zonës, por gjithçka bëhet e pavlefshme nga një pozicion jashtë loje i sulmuesit.

21’ Asllani nga e majta harkon në shtyllën e parë, por Laçi dhe Manaj nuk ia delin të devijojnë në një pozicion të shkëlqyer duke shpërdoruar një tjetër mundësi të mirë. (VIDEO)

19’ Tsigankov nga e djathta gjen hapësirë, por gjuajtja-kros e tij është e gabuar dhe fluturon mbi traversën e Strakoshës.

17’ Manaj kërkon një faull në duelin me Matvijenko, gjyqtari lë lojën në vazhdim dhe ukrainasit rifitojnë topin.

15’ Presing i lartë i ukrainasve, të cilët janë ngulmues në kërkim të gabimeve të prapavijës kuqezi.

13’ Qarkullim i gjatë i topit nga ukrainasit të cilët gjejnë Jaremçuk në zonë por mbrojtja kuqezi e largon nga zona e Strakoshës.

9’ Mundësi e shkëlqyer për kuqezinjtë me Mitajn nga e majta i cili pason për Laçin, por gjuajtja e tij diagonale nuk gjen portën. (VIDEO)

7’ Një mosmarrëveshje në mesfushën kuqezi sjell panik në prapavijë pas një kundërzbritje të shpejtë, por ukrainasit nuk krijojnë rrezik para zonës.

6’ Asani dhe Manaj mundohen të krijojnë në krahun e djathtë të sulmit, pa gjetur hapësira për të rrezikuar me harkime apo gjuajtje drejt portës.

3’ Ukrainasit mundohen të gjejnë Jaremçuk, por Kumbulla kontrollon me qetësi lëvizjet e shtatlartit të sulmit duke fituar faull.

1’ Menjëherë një top në thellësi nga e djathta e sulmit ukrainas, sfera shkon direkt në duart e Strakoshës.

1’ Nis dueli në Pragë.

FORMACIONET ZYRTARE

UKRAINA: Trubin, Kabalev, Matvijenko, Zabarnji, Brazhko, Sudakov, Shaparenko, Konplia, Mykolaenko, TTsigankov, Jaremçuk

Trajner: Sergei Rebrov

SHQIPËRIA: Strakosha, Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Asani, Manaj.
Trajner: Silvinjo

 

sdffdsfdsfdsfdssfdsfd

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura