LIVE ÇEKI-SHQIPËRI/ Dëshpërohet Asllani, portieri i vendasve i mohon një supergol (VIDEO)

Oct 11, 2024 | 22:11
SHPËRNDAJE

Shqipëria luan sot në orën 20:45 përballë Çekisë. Kjo ndeshje vlen për raundin e tretë në grupet e Ligës së Kombeve. Dy përfaqësueset ndodhen në grupin 1 të Ligës B.

bandicam 2024-10-11 20-41-35-831

Shqipëria vjen në këtë takim me 3 pikë, njëjtë si Çekia, por këto të fundit kanë golavarazh më të dobët me 2 gola më pak. Së fundmi janë bërë zyrtare dhe formacionet e sfidës.

Silvinjo ka zgjidhur dhe dilemat që kishte për mesfushën dhe sulmin. Nuk ka surpriza nga trajneri brazilian, ndërsa pas Ramadanit dhe Asllanit që mbajnë mesfushën është vendosur Laçi. Në këtë mënyrë krahët mbulohen nga Asani dhe Bajrami. Në vendin e Rei Manajt, që mungon nga takimi i fundit në shtator, është vendosur Daku.

LIVE ÇEKI-SHQIPËRI 2-0

3′, 63′ Çori 

NGJARJET KRYESORE

83’ Hlozhek ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Mitajt.

79’ Tuci vendos të gjuajë vetë nga distanca, gjuajtja është e mirë por shkon direkt në duart e portierit. (VIDEO)

77’ Seferi merr vendin e Laçit në radhët e Shqipërisë.

76’ Kovar shpëton portën pas një gjuajtje thuajse perfekte të Asllanit nga distanca. (VIDEO)

70’ Hoxha nga e majta provon të gjejë Laçin në shtyllën e tyre, por i jep shumë forcë topit që shkon në fundore.

68’ Çerni i lë vendin Hlozhek në radhët e Çekisë.

66’ Hysaj mundohet menjëherë të nisë një top në qendër për Tucin, por nuk gjen sulmuesin i cili ishte pak më i tërhequr.

65’ Tuci dhe Hoxha hyjnë në fushë në vend të Dakut dhe Asanit për kuqezinjtë.

63’ Vjen edhe goli i dytë i Çekisë, në aksion të ngjashëm me të parin. Këtë herë topi vjen nga e djathta dhe Çori me kokë mposht Strakoshën. (VIDEO)

61’ Provod provon nga distanca, topi fluturon mbi traversën e portës kuqezi.

58’ Iniciativë personale e Asanit në të djathtën, mbrojtësit vendas ia dalin ta bllokojnë.

54’ Presing i lartë i jashtëzakonshëm i vendasve, të cilët nuk lejojnë kuqezinjtë që të dalin nga zona.

52’ Kundërsulm perfekt i kuqezinjve me Asanin i cili hyn në zonë, por gjuajtja e tij është për t’u harruar. (VIDEO)

48’ Presing i lartë i çekëve që futen në zonë me Çori, por nuk ia dalin të gjuajnë. Aksioni vazhdon nga e para dhe është Çerni ai i cili tenton portën, por ndalet nga Kumbulla.

46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes pa ndryshime te dy ekipet.

dfsdfsdfsdfdsfdsf

45’+1’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e vendasve.

45’+1’ Vitik përsëri me kokë nuk ia del të gjejë portën e kuqezinjve pas një harkimi nga e majta e sulmit. (VIDEO)

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

45’ Edhe Silvinjo ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

44’ Daku ndëshkohet me karton të verdhë pas një përplasje në mesfushë.

44’ Shulc nis një harkim në zonë, Çori ka hapësirën për të gjuajtur por për fat nuk gjen portën e Strakoshës. (VIDEO)

38’ Çerv futet në zonë, por ndalet nga Asani i kthyer mbrapa. Sfera shkon te Çerni i cili provon me të majtën pa gjetur katërkëndorin. (VIDEO)

36’ Laçi merr topin në gjysmëfushën kundërshtare, i afrohet zonës por nuk gjuan, duke preferuar t’ia pasojë Asllanit i cili nuk ia del të devijojë. (VIDEO)

35’ Pas një rivënie anësore, topi shkon direkt në zonë të Vitik, i cili për fat nuk ia del të devijojë drejt portës por e çon sferën jashtë. (VIDEO)

33’ Pas një goditje dënimi nga e djathta e sulmit çek, një devijim në zonë nuk gjen portën.

31’ Një top në qendër shkon te Shulc, por Ismajli largon rrezikun në rivënie anësore.

30’ Hysaj del mirë në të djathtën, harkimi i tij në qendër nuk kontrollohet nga Daku të cilit i heqin topin nga këmbët.

28’ Hysaj nga e djathta nis një top në zonë, por e çon direkt në duart e portierit.

23’ Bajrami nga e majta tenton të gjejë shtyllën e dytë, por sfera shkon jashtë portës së vendasve. (VIDEO)

22’ Një top në thellësi i Asanit nuk gjen Asllanin dhe sfera shkon jashtë.

20’ Asani nis një pasim të mirë për Dakun në zonë, por sulmuesi ngatërrohet dhe sheh Vitik t’i heqë sferën. (VIDEO)

18’ Provod provon me të majtën, por gjen përgjigjen e Strakoshës në pozicion. (VIDEO)

12’ Një pasim në thellësi për Çernji bllokohet nga Kumbulla i cili shoqëron topin në fundore.

9’ Trysni e vazhdueshme e skuadrës çeke që ka kthyer në prapavijë kuqezinjtë.

6’ Goditje këndi e çekëve, Vitik devijon me kokë por pa gjetur portën e kuqezinjve.

3’ Gabim i pafalshëm në prapavijën kuqezi! Një harkim nga e majta i Shulc gjen Çori në qendër ku ai provon dy herë dhe në tentativën e dytë gjen rrjetën e Strakoshës. (VIDEO)

1’ Nis dueli në Pragë.

FORMACIONET ZYRTARE:

ÇEKIA: Koval, Vitik, Holesh, Boril, Kufal, Suçek, Çerv, Provod, Çerni, Çori, Shulc

SHQIPËRIA: Strakosha, Mitaj, Ismajli, Kumbulla, Hysaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Asani, Daku

ss

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura