“Simbol i miqësisë dhe vëllazërisë”- Erdogan në inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë: Nuk do të jetë vetëm objekt kulti për besimtarët myslimanë, por kompleks social

Oct 10, 2024 | 17:12
SHPËRNDAJE

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, në përurimin e Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, është shprehur se objekti fetar do të jetë simbol i vëllazërisë mes dy shteteve.

Ai u shpreh se xhamia nuk do të jetë të jetë vetëm objekt kulti për besimtarët myslimanë, por një kompleks social.

Erdogan tha se xhaminë e kanë projektuar si një strukturë e cila mbart dhe transmeton vlera të lashtësisë dhe historisë, deri te teknologjia më e re.

Kjo xhami, tha presidenti turk, është ndërtuar mbi 10 mijë metra katrorë, do u shërbejë 10 mijë myslimanëve shqiptarë që falin namazin.

Në emër të Allahut, i nderuar kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama, të dashur motra dhe vëllezër shqiptarë. Sot jam veçanërisht shumë entuziastë dhe shumë i lumtur që jam këtu së bashku me juve. Për këtë arsye, gjithsecilin nga ju dua ta falënderoj për të gjitë këtë emocion që më dhuruat.

Jam shumë me fat që ndodhen më këtë ambient të shenjtë, për këtë arsye i lutem Allahut që Xhamia e Namazgjasë, më e madhja në Ballkan, themelet e së cilës i hodhëm në 2015, të sjellë dobi për të gjithë shqiptarët.

Xhamia e Namazgjasë, më e madhja në Ballkan, do zërë vendin e saj në kujtimet tonë, që i kanë rrënjët shumë të thella, duke kaluar 6 shekuj.

Xhaminë e madhe të Namazgjasë e kemi projektuar si një strukturë e cila mbart dhe transmeton vlera të lashtësisë dhe historisë tonë, deri te teknologjia më e re. Sic e shikoni serviret shumë bukur arkitektura klasike osmane e cila dominon në Ballkan.

Kjo xhami e cila është ndërtuar mbi 10 mijë metra katrorë, do u shërbejë 10 mijë myslimanëve shqiptarë që falin namazin.

Xhamia e Namazgjasë është ndërtuar jo vetëm si një objekt kulti dhe adhurimi, por akoma më e gjerë. Multifuksional që do u shërbejë besimtarëve si një kompleks social, ku brenda saj ka salla konferencash, bibliotekë, ashensorë etj.

Dhe, kështu synojmë të pasqyrojmë trashëgiminë e pasur kulturore të Shqipërisë. Xhamia e Namazgjasë do të jetë simbol i miqësisë, vëllazërisë dhe harmonisë mes nesh”, tha Erdogan.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura