Simone Inzagi përjetësisht tek Interi? Bepe Marota është duke menduar që të bëjë një dhuratë për trajnerin zikaltër në fundin e këtij viti, që lidhet me rinovimin e kontratës së tij deri në fundin e sezonit 2028.Simone sapo ka rinovuar deri në vitin 2026, por puna e shkëlqyer e tij dhe ecuria e jashtëzakonshme në të gjitha kompeticionet i detyron drejtuesit që të bëjnë një lëvizje për të kënaqur trajnerin dhe për t’i treguar sa shumë e vlerësojnë.
Sigurisht që interesi që kanë shfaqur ekipet e shumta nga Anglia mund të bëjnë Interin që të nxitojë në këtë aspekt. Që kur ka marrë drejtimin e Interit, skuadra është rritur dhe ai vetë po ashtu. Viti 2024 ka qenë i jashtëzakonshëm për Inzagin dhe në aspektin e shifrave.
Dy ndeshje të mbetura në vitin 2024, zikaltrit dhe trajneri kanë fituar mesatarisht 2.37 pikë për ndeshje. Asnjë vit nuk kanë bërë më mirë Lautaro me shokë që nga koha kur është trajner Simone, edhe ai vetë nuk ka bërë më mirë si trajner.
Nëse mund Komon sot dhe Kaljarin do të arrinte në kuotën e 89 pikëve në vitin kalendarik, 2 më shumë sesa sezoni i kaluar. Do të shkojë 40 pikë në klasifikimin e këtij sezoni dhe ndoshta me shpresën që do të ngrejë dollinë si i pari.
Ai e ka kontratën deri në vitin 2026 me rrogë 6.5 milionë euro në sezon, por Marota e do edhe për 2 vite të tjera, pra deri në 2028-n. Vetë presidenti ka thënë që cikli i tij nuk është as në mes. Nëse do të mbyllë kontratën aktuale deri në vitin 2026 ai do të bëhet trajneri i dytë më jetë gjatë pas Herrerës me 7 vite radhazi. Helenio ka qëndruar 8 vite radhazi, por në total 9.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al