Siri, ISIS-i shkatërron Harkun e Triumfit në Palmira

Oct 5, 2015 | 8:53
SHPËRNDAJE

Aktivistët sirianë thonë se militantët e Shtetit Islamik (IS) e kanë shkatërruar një strukturë harkore, të vjetër afro 2 mijë vjet, në qytetin e lashtë Palmira.

Ky është objekti i fundit historik që shkatërrohet nga militantët e Shtetit Islamik, në territorin që e ka nën kontroll në Irak dhe Siri.

Pamje e Harkut të Triumfit në qytetin Palmira në Siri
Pamje e Harkut të Triumfit në qytetin Palmira në Siri

Harku i Triumfit ishte njëri nga objektet më të njohura në qytetin Palmira, i cili prej muajit maj të këtij viti është i okupuar nga militantët e IS-it.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, tha se militantët e kanë shkatërruar këtë hark dje, pasi ornamentet në shtyllat e tij ky grup ekstremist i konsideron joislamike.

Ky hark monumental ishte në krye të shtyllave në rrugët e qytetit të lashtë Palmira, që e lidhte Perandorinë Romake me Persinë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura