Situata në Siri, Blinken: SHBA ka vendosur kontakte të drejtpërdrejta me grupin që rrëzoi Bashar al-Assadin

Dec 14, 2024 | 19:09
SHPËRNDAJE

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë vendosur kontakt të drejtpërdrejtë me Hayat Tahrir al-Sham (HTS), grupin që kryeson koalicionin që mori pushtetin në Siri, pas rënies së Bashar al-Assad.

blinken

“Ne kemi qenë në kontakt me HTS dhe palët e tjera,” u tha Blinken gazetarëve pas bisedimeve për Sirinë në Jordani, pa elaboruar rrethanat e atyre kontakteve.

Konfirmimi i parë publik i ndërveprimit të drejtpërdrejtë me grupin të cilwsuar nga SHBA si terrorist, i njohur si HTS, erdhi në përfundim të turit diplomatik të Blinken në rajon, i nxitur nga kolapsi i papritur i regjimit të Presidentit Bashar al-Assad.

“Ne kemi bërë presion mbi të gjithë ata që kemi qenë në kontakt me rëndësinë e ndihmës për të gjetur Austin Tice dhe për ta sjellë atë në shtëpi,” tha Blinken, duke iu referuar gazetarit amerikan që u arrestua në Siri më shumë se një dekadë më parë. SHBA-ja ka dyfishuar përpjekjet e saj për ta gjetur atë në prag të rënies së regjimit të Asadit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura