Situata vazhdon të jetë alarmante në Vlorë ku përmbytjet kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në banesa e biznese të qytetit bregdetar.
Dhjetëra familje janë zhvendosur nga banesat e tyre të cilat ndodhen nën “pushtetin” e ujit.
Automjetet kanë mbetur të bllokuara në rrugë të mbuluara nga uji që ka arritur në mbi 1 metër lartësi.
Rreth 60 banorë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre dhe janë strehuar nga Bashkia e Vlorës në konviktet e qytetit.
Pavarësisht se ka kalua një ditë nga përmbytjet rrugët e qytetit janë thuajse të pakalueshme dhe banorët ende nuk mund të rikthehen në banesat e tyre.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al